Studentët sfidojnë të ftohtin, ndezin zjarr para kryeministrisë, çfarë po ndodh me protestën

Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën e tyre para kryeministrisë, duke kërkuar me ngulm plotësimin e kërkesave të tyre.
Një grup studentësh protestues të cilët janë para kryeministrisë për ti rezistuar temperaturave të ftohta, kanë vendsur të ndezin zjarr, ndërkohë që disa prej tyre janë mbuluar dhe me batanije.
Megjithëse kryeministri ka përsëritur kërkesën për dialog, studentët janë të vendosur për të mos negociar asnjë nga pikat që ato i kanë kërkuar që qeveria të plotësojë.
1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.
2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.
3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)
7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.
Në letrën drejtuar institucioneve thuhet se studentët do të bojkotojnë mësimin deri kur 8 kërkesat e tyre të gjejnë zgjidhje. “Kushtet janë të panegociueshme”, shprehen studentët.

Artikulli paraprakStudentët publikojnë axhendën: Nesër protestë madhështore tek Parlamenti
Artikulli tjetërRevolta tek Unaza e Re, banorët-ARRSH-së: Mos u afroni, do ju djegim së gjalli