Prej ditësh studentët kanë bojkotuar mësimin duke u ngujuar në fakultete, ndërsa ditën e nesërme kanë vendosur që të protestojnë para Ministrisë së Arsimit.
Duke ju kthyer strategjisë me të cilën nisi kjo protestë, studentët kanë vendosur që të mblidhen në fakuletetet përkatëse dhe të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në orën 11:00 dhe më pas drejt Kryeministrisë në orën 13:00.
Studentët nuk janë dakordësuar me propozimin e qeverisë për “Paktin për Universitetin”, pasi sipas tyre ai nuk zgjidh plotësisht kërkesat e tyre. Ato tashmë kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.