Studentët, nga Kryeministria marshojnë drejt Ambasadës Amerikane: Amerika është me ne!

Studentët e grumbulluar përpara Kryeministrisë kanë vendosur ta zhvendosin protestën e tyre. Ata kanë marshuar drejt Rrugës së Elbasanit, për të protestuar përpara Ambasadës amerikane.
Një nga studentët u shpreh se, përderisa qeveria nuk po i zgjidh kërkesat tona, ne kërkojmë mbwshtetje nga Ambasada Amerikane. “Ne kemi besim te Amerika, zoti e bekoftë Amerikën”, u shprhenën studentët protestues.
Vendimi vjen, sipas tyre, pas heshtjes së qeverisë dhe Kryeministrit, i cili nuk po reagon për plotësimin e kërkesave që i janë adresuar.
Ato kërkojnë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së per kauzën e tyre. Marshimi drejta ambasadës sipas tyre është për përshkallëzimin e protestës.
Studentët protestusn sërish sot përpara Kryeministrisë duke bërë thirrje të forta kundër Ramës dhe sduke hedhur tymuese.
Studentët protetsues u grumbulluan sot përpara Kryeministrisë në protestën e tyre që ka shënuar ditën e dytë për këtë vit. Ata kanë marshuar me thirrjen “Ne nuk dorëzohemi”, ndërkohë që mbanin në duar tymuese.

ee

Artikulli paraprakJa kush po përpiqet të shpëtojë Ramën nga fundosja!
Artikulli tjetërPedagogë, mos hezitoni, është momenti juaj!