Studentët, nga Kryeministria marshojnë drejt Ambasadës Amerikane: Amerika është me ne!

Studentët e grumbulluar përpara Kryeministrisë kanë vendosur ta zhvendosin protestën e tyre. Ata kanë marshuar drejt Rrugës së Elbasanit, për të protestuar përpara Ambasadës amerikane.
Një nga studentët u shpreh se, përderisa qeveria nuk po i zgjidh kërkesat tona, ne kërkojmë mbwshtetje nga Ambasada Amerikane. “Ne kemi besim te Amerika, zoti e bekoftë Amerikën”, u shprhenën studentët protestues.
Vendimi vjen, sipas tyre, pas heshtjes së qeverisë dhe Kryeministrit, i cili nuk po reagon për plotësimin e kërkesave që i janë adresuar.
Ato kërkojnë mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së per kauzën e tyre. Marshimi drejta ambasadës sipas tyre është për përshkallëzimin e protestës.
Studentët protestusn sërish sot përpara Kryeministrisë duke bërë thirrje të forta kundër Ramës dhe sduke hedhur tymuese.
Studentët protetsues u grumbulluan sot përpara Kryeministrisë në protestën e tyre që ka shënuar ditën e dytë për këtë vit. Ata kanë marshuar me thirrjen “Ne nuk dorëzohemi”, ndërkohë që mbanin në duar tymuese.

ee

Exit mobile version