Studentët ngrihen në revoltë kundër ndërtimit në ambientet e UBT, Lleshi dërgon policinë…

Studentët e UBT po vazhdojnë protestën në territoret e Universitetit dhe janë drejtuar afër zonës së truallit që është rrethuar. Ata janë shprehur se do të rrëzojnë pjesën rrethuese.

“Do të heqim pjesën rrethuese që tregon që kjo është shkolla jonë, është Universiteti ynë. Është e pakonceptueshme të ndërtohet një shkollë 9-vjeçare”, është shprehur një student.

Studentët thanë gjithashtu se pjesa më e madhe e pedagogëve dhe studentëve e mbrojnë këtë kauzë, ashtu sikurse ka dhe disa pedagogë që janë kundër kësaj proteste.

“Ne do të qëndrojmë më gjatë se banorët e Astirit në protestë. Senati Akademik është kundër uzurpimit të këtij territorit. Një pjesë e profesorëve që kanë dalë kundër protestë më duken ose sikur janë të blerë ose sikur i kanë hedhur trutë e gomarit”, vazhdojnë më tej ata.

Më tej studentët janë shprehur se kjo protestë mund të jetë dhe fillimi i një tjetër proteste masive nga gjithë studentët.

“Mund të jetë një fillesë e protestë studentore. Pakti për Universitertin ishte një tallje me studentët. Kërkojmë zgjidhje të problemeve. 70 % e studentëve janë jashtë.

Do rrimë deri në orët e para të mbasdites për shkak se dhe punojmë dhe mbajmë veten dhe familjen.” vijojnë më tej ata.

Kujtojmë që Veliaj në vjeshtën e para një viti ka mbjellë ullinj dhe pemë, dhe do të duhet që të gjitha këto pemë të shkulen dhe investimet do të shkojnë dëm.

Nderkohë studentët po i kërkojnë llogari forcave të rendit për transparencë megjithëse nuk është kompetencë e Policisë.

Shkollë 9-vjeçare në ambientet e UBT, eksperti: Bashkëjetesë e pamundur, është shkelur ligji

Ndriçim Mehmeti ekspert në çështjet e arsimit, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës, për të folur për protestën që po zhvillohet në Universiteti Bujqësor i Tiranës për shkak të ndërtimit të një shkolle brenda territorit të këtij universiteti.

“ Kryetari i Bashkisë ka mbjellë pemë në atë vend, ndërsa kryeministri tha do ju dhurojmë 1 milionë euro, por nuk është bërë asgjë.
Nuk po kuptohet nëse privati apo shteti, për cfarë duhet të ndërtohet një shkollë patjetër në Njësinë 11.

Është shkelur rëndë ligji, në baz të nenit 3 për lirinë akademike, është një pasuri e paluajtshme, kjo tokë kafshohet, grabitet e dini çdo të thotë që të bashkëjetojnë në një oborr një 6 vjeçar me një 18 vjeçar, është e pa imagjinueshme, dhe këtu kemi shkelje të rëndë të ligjit.
Pedagogët dhe studentët duhet të shkojnë të ngrenë një padi ligjore, nuk kemi të bëjmë një konflikt të hapur por një konflikt civil.

Pakt i Universitetit është marrëveshja e universitetit mes humbësit dhe fituesit, humbësit janë studentët, sepse kryeministrit nuk i eci me studentët dhe mblodhi rektorët e universiteteve ata e dëgjojnë ndërsa ai jep leksione, ndërsa pikën e dobët e ka me rektorin e Universitetit të Tiranës, nuk e di pse do ta gllabërojë atë”, tha eksperti Mehmeti.

I pyetur për ndërhyrjen e kryeministrit në autonominë e universiteteve, eksperti është shprehur se është hera e parë në histori që ndodh një gjë e tillë.

“Hera e parë që ndodh, nuk kam dëgjuar ndonjëherë, ai thotë që e marrim në dorë dhe u tregoj se si bëhet, po pse nuk na e tregove këto 6 vjet se si bëhet? Ai vetë e katandisi arsimin në këtë derexhe, Ministrja e Arsimit ka deklaruar që mua më plasi gota në dorë se nuk e dija dhe me të drejtë gazetari i ka thënë: zonjë po ikën 5 vjet, janë dhënë premtime shumë të mëdha për arsimin. Kryeministri ka premtuar realizimin e tetë pikave plus. Ku janë? Sepse nuk po kuptoj këtu ku është plusi, unë nuk kuptoj as 8 as plusin.

Ku është bibloteka statike që unë të vij të studioj siç janë në të gjithë botën të jetë e hapur nga ora 8 e mëngjesit deri në 3 të mëngjesit?!
Akrediditim u tha do të bëhet nga të huaj, shkojnë pedagogët e universiteteve private për të bërë vlerësimin e universiteteve publike dhe ka konflikt interesi sepse kompania “ELKA”e famshme britanike u largua sepse shteti nuk paguante dot për ta, ndërsa tani kanë mbetur këta të privatIt me stemën angleze”, u shpreh Mehmeti.
Ndërkohë kujtojmë që studentët e UBT-së kanë prej dy ditësh që protestojnë kundër vendimit të Gjykatës për ndërtimin e një shkolle në truallin e Universitetit e tyre.

Kjo pjesë e truallit të Universitetit ka qenë fidanishtja e Universitetit dhe me vendim gjykate i është dhënë pronarëve të tokës.

studenttt

Exit mobile version