Studentët nisin të mblidhen, ja kur do të shkojnë drejt Parlamentit! Numër i madh i forcave policore në qendër të Beogradit

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri. Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

protesta serbi3

Ndërkohë ë gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.protesta serbi1

Një gazetar i Radios Evropa e Lirë raporton se një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit, para nisjes së protestës së thirrur nga studentët.

protesta serbi2

Artikulli paraprakBasha nga Njësia 8, Tiranë: Angazhohemi për një Shqipëri që meriton më shumë – taksë e sheshtë 9% dhe mbështetje pa kushte për drejtësinë!
Artikulli tjetërPAMJET/ Cilat janë pronat publike dhe vilat qeveritare që do t’i “falen” privatit për kulla dhe hotele