Studentët nxjerrin fotot: Personat e lidhur me qeverinë dhe PS-në marrin fondet e ekselencës

Studentët vijojnë protestën në ditën e 8 të tyre, ndërsa sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë denoncime vihen re në duart e tyre.
Pas denoncimit me emra të pedagogëve që marrin ryshfet nga studentët për vendosjen e një note më të mirë apo një note kaluese, studentët sot kanë denoncuar me foto dhe emra, personat e lidhur me qeverinë që përfitojnë nga fondet e ekselencës.
Studentët në pankarta kanë publikuar foto dhe emrat e tyre ku shihet qartë lidhja me PS-në.
Studentët prej 8 ditësh protestojnë për përgjyshmimin e tarifës së studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve të konvikteve, fondin e ekselencës etj.

Studentët para Kryeministrisë 3

Foto 1

Artikulli paraprakRevolta tek Unaza e Re, banorët-ARRSH-së: Mos u afroni, do ju djegim së gjalli
Artikulli tjetër“Kryeministri më intimidoi në telefon”, flet pedagogia Ilirjana Kuçana