Studentët paralajmërojnë protestë masive para Kryeministrisë

Tarifat e larta dhe të papërballueshme të universiteteve, kanë ngritur një pjesë të studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku përmes një aksioni simbolik i bëjnë thirrje gjithë studentëve të bashkohen në protestë më datë 24 janar para Kryeministrisë. Lëvizja për Universitetin zhvilloi të hënën një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave. Përmes këtij aksioni ata u bëjnë thirrje gjithë studentëve dhe qytetarëve të bashkohen në protestë për uljen e tarifave, pasi janë bërë të papërballueshme. ” Kjo ministri në 20 vite është kujdesur të rrisë tarifa, duke i bërë të papërballueshme dhe të padrejta. Kjo është ministri që shpik çertifikime private gjuhësh, haraçe për përfitime private. Kjo ministri që vendos gjoba për studentët e masterit, nuk është ministria e dijes, por e taksave, haraçave e gjobave. Ne do protestojmë që kjo ministri t’i kthehet dijes e studentëve”, u shpreh një studente. Protesta do të zhvillohet në datë 24 janar në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Exit mobile version