Studentët i janë rikthyer sërish këtë të mërkurë protestave në rrugë. Ata kanë protestuar para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, duke gjuajtur godinat me vezë dhe bojë.
Në protestë janë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë.
“Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një marshim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët.
Ndërkohë, në disa prej Fakultetet në Tiranë studentët vazhdojnë të qëndrojnë të ngujuar duke bojkotuar mësimin.
Nga ana tjetër pavarësisht qëndrimit të studentëve, qeveria Rama dhe ministrja e sapoemëruar Besa Shahini vijojnë turin për të shpalosur paktin për Universitetin.
Në shumë prej takimeve akuzat janë se studentët që shkojnë në takimet me Ramën janë pjesë e FRESSH, dhe persona të zgjedhur nga njerëz pranë Ramës.