Studentët protestë tek Kuvendi: Pakti për Universitetin manovër e Ramës, nuk tërhiqemi!

Studentët e kanë zhvendosur protestën e tyre në ditën e 16 të saj para Kuvendit, aty ku po zhvillohet seanca plenare për ditën e sotme.
Studentët kanë nisur protestën para Parlamentit duke këmbëngulur që qeveria të plotësojë 8 kërkesat e tyre. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi se ka prezencë të shtuar të policisë përgjatë perimetrit rrethues të parlamentit.
Studentët kanë vendosur një foni afër Kuvendit dhe kanë marrë fjalët të gjithë me radhë për të folur. Protestës priten t’i bashkohen edhe studentë të ardhur nga rrethet.
Studentët shprehen se do të vazhdojnë protestat edhe në janar nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e kanë konsideruar si manovër për të shuar protestën paktin për Universitetin të propozuar nga Rama.
“Takimet e Ramës janë të shtirura. Shiten sikur bëhet takim me studentët, pasi ata nuk ranojë dialog. Studentët e thanë edhe para Ramës se nuk ka dialog. Pakti për Universitetin mendoj se janë manovra për të shuar protestën. Bojkoti do vazhdojë edhe në janar. Do qëndrojmë deri sat ë marrim zgjidhje për kërkesat tona”, thotë një student.
Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të ndryshëm. Aktualisht protesta është e qetë.

protesta studentet 1

Exit mobile version