Studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Një grup studentësh ka dalë këtë mëngjes përpara Ministrisë së Arsimit duke protestuar ndaj ministres Evis Kushi, e cila deklaroi ditët e fundit se, po punon për identifikimin e të rinjve që shfaqën akte dhune në protestën për Klodian Rashën dhe se në momentin kur të qetësohet situata atyre do tu ofrohet shërbimi i psikologut.

Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Lëvizjes për Universitetin, të cilët bënë një postim në rrjetet sociale ku i kërkojnë ministres Kushi të dorëhiqet nga posti drejtues. Ata nuk janë mjaftuar me aq, pasi këtë të mërkurë të 16 dhjetorit një grup studentësh kanë dalë në tubim duke hedhur bojë të zezë ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar që ministrja Kushi të dorëhiqet.

Një nga studentët u shpreh se nuk ishte një protestë e organizuar për shkak të kushteve të pandemisë dhe se shumë studentë janë nëpër rrethe pasi nuk lejohet grumbullime nëpër fakultete. Ai tha se si të gjitha ministret e Arsimit edhe ministrja Kushi po përdor politika kundër studentëve ndaj ata do të protestojnë vazhdimisht për këtë.

“Kjo është vetëm fillimi i një përgjumje nga ana e studentëve për shkak se nuk kemi pasur mundësinë që të organizohemi më përpara për shkak të rrethanave dhe kushteve të pandemisë, që nuk i lejon studentët të grumbullohen nëpër fakultete. Dhe nga ana tjetër sesi do të vijojë kjo gjë, do të vijojë me aksione të tjera me protesta dhe organizime një orë e më parë sapo studentët të grumbullohen nëpër fakultete.

Ne e dimë edhe nga eksperiencat e të kaluarës se çdo ministre që ka ardhur në pushtet, ka bërë politika të cilat studentët kanë ngelur të pakënaqur, nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve, dhe si për pasojë të këtyre do të presin reagimin tonë nëpërmjet aksioneve”, i tha një student.

studentet

Artikulli paraprakIndeksi Global i Njohurive: Shqipëria ndër vendet me arsimin më të dobët në botë
Artikulli tjetërProcedohet penalisht njeriu i memeve kundër Ramës: Akuzohem për statuset në Facebook