Studentët protestojnë sepse duan dije!

Endri HASA

Injoranca vret më shumë se sa Covid 19!
Studentë shqiptarë sot nuk shkuan në auditore sepse qeveria i mbylli universitetet sepse nuk mori asnjë masë për ti përshtatur auditoret në kushtet e pandemisë.

Qeveria nuk ka parashikuar asnjë qindarkë si mbështetje financiare dhe materiale për universitetet.
Universitetet nuk kanë as furnizim me ujë të rrjedhshëm në këtë gjendje emergjence shëndetësore.

Universitet nuk kanë para për të paguar për dyfishimin e orëve të punës për pedagogët dhe as për pajisjet dhe materialet sanitare shtesë.
Mësimi online është thjesht fasadë për moszhvillimin e leksioneve dhe seminareve dhe universitetet nuk kanë platforma për mësimin online.
Për shkak të paaftësisë së qeverise per te përgatitur universitetet publike sot u mbyllën dhe ato private.

Për studentët nuk ka para, sepse qeveria nuk investon në dije, nuk investon ne universitete, nuk investon në platforma për mësimin online.
Rilindja paratë e buxhetit të shtetit nuk i ka për hallet e shqiptarëve por i ka për partnerët mafiozë të Ramës, Veliajt e Ahmetajt për inceneratorë inekzistentë.

Edi Rama në mënyrë kriminale po i bllokon të ardhmen shqiptarëve!
Kriminelët e kanë vendin në burg!

Tik-Tak Tik-Tak
25 Prilli po afron!

Exit mobile version