Studentët shpërndajnë SMS-në: Kush del përballë Ramës në TCH nuk është me ne!

“Jam i gatshëm të takohem ku të doni. Madje edhe te Blendi Fevziu”. Me këto fjalë drejtuar studentëve e mbylli monologun e tij maratonë që zgjati gati 2 orë në ERTV kryeministri Edi Rama mesditën e së hënës.
Në mbrëmje pati një moment kur u duk se ky takim edhe mund të realizohej kur njëri nga studentët në studion e “Opinion” tha se nëse Rama do të futej në bisedë ata do të dilnin jashtë. Kjo u hodh poshtë nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, ndërsa nuk u kuptua qartë nëse pas kësaj kishte diçka të vërtetë.
Ajo që dihet me siguri është se Rama e ka pranuar “të ballafaqohet” me studentët në një tjetër ekran. Kreu i qeverisë ka rënë dakord që të dalë përballë një grupi studentësh në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel.
Por kjo lëvizje nuk është pranuar nga masa e studentëve. Ata e kanë refuzuar në mënyrë kategorike negocimin. Mes protestuesve qarkullonte këtë të martë edhe një sms ku thuhej se duhet “të ndërgjegjësohen të gjithë se ata që do të shkojnë në ballafaqimin me Ramën në emisionin e Dudushit nuk përfaqësojnë studentët”.
/Lapsi.al/

studentet rama

Exit mobile version