Studentët tallen me Ramën: “Mbrëmë fjeta tek konviktet 3D të Inxhinierisë”!

Mijëra studentë të universiteteve publike janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Mësimi është bojkotuar në të gjitha fakultetet e vendit.
Me brohoritje në kor, ata qëndrojnë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa vëmendje kanë tërhequr edhe pankartat që mbajnë në duar dhe mesazhet që kanë zgjedhur të përcojnë përmes tyre. Studentët e mjekësisë, përmes një pankarte simbolike thonë se, universiteti kushton sa një veshkë. Ndërsa përmes nje tjeter pankarte ata kane ironizuar deklaratat e kryeministrit Rama, për investime në konviktet e fakultevte. ”Mbrëmë fjeta në konviktin 3D të inxhinierisë”, thuhet ne një prej pankartave qe studentet mbajne ne duar.
Në prag të festave të fundvitit, përmes një tjetër pankarte studentët kanë kryeministrit të bëhet ‘Babagjysh’ e të plotësojë kërkesat e tyre.
“Dje bëre mirë plotësove një dëshirë, nuk e dimë sot sa dëshira do plotësosh, bëhu ti babagjysh këtë vit, shfuqizo ligjet dhe studentët mos i mërzit”, thuhet në një prej pankartave.
Ashtu si një ditë më parë, studentët kërkojnë nga ministria e arsimit të plotë kërkesat e tyre. “Lindita Nikolla dil në Bulevard, shkolla është e jona jo biznes privat”, dëgjohen thirrjet e studentëve.

Exit mobile version