Studentët në të gjithë vendin janë ngritur në protestë, të vetëorganizuar, për uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe në konvikte.
Studentë të universiteteve publike kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur si dhe shtyrje të pagesës së studimit për në janar.
Ato nuk pranojnë negocim me ministren e Arsmit Lindita Nikolla, në asnjë nga pikat që ato kërkojnë që të zbatohen.
“Presim lajme më të mirë nga këta. O këta, o ne këtu, ose këta të vazhdojnë të rrijnë këtu dhe në të ikim për azil në të gjitha vendet e Europës.
Ne jemi jo vetëm të pakënaqur nga përgjigja e Nikollës, jemi të rrënuar, të ofenduar në të gjitha llojet e mënyrave. Ti e sheh sa shumë që jemi, është një gjë spontane dhe po buron nga zemra. Ne do të vijojmë me thirrjet e 8 Dhjetorit! Uroj mos të vij dita 8 dhjetor, se nuk dihet se çfarë ndodh.”– u shpreh një student.