Studentët thirrje Ramës: Kujton se mund të na mashtrosh, plotëso 8 kërkesat pastaj dialog!

Në ditën e 11 të protestës së tyre, studentët janë shfaqur në protestën e radhës përpara Kryeministrisë, njësoj të vendosur si ditën e parë. Ata vazhdojnë që t’i qëndrojnë fort kauzës së tyre dhe kërkojnë me këmbëngulje, që 8 kërkesat e tyre bazike të plotësohen nga qeveria, pa asnjë kusht.
Një nga studentët ka deklaruar pasi ka marrë fjalën me megafon, se 8 kërkesat janë të panegociueshme dhe se ata kanë të njëjtin standard si BE me qeverinë shqiptare; Plotëso kërkesat dhe pastaj hapen negociatat.
“Zoti kryeministër, ato 8 kërkesa janë si oksigjeni për ne. Në qoftë se nuk plotësohen atëherë nuk ka jetë. Po si nuk të vjen turp që thua eja dialogojmë, mos na di për idiotë, kujton se mund të na mashtrosh. Nuk ka dialog pa u plotësuar ato 8 kërkesa. Bashkimi Europian ju ka vendosur disa kushte, dhe ju ka thënë se plotësoni kushtet që të hapen negociatat. Edhe ne ju themi të njëjtën gjë, plotësoni 8 kërkesat dhe pastaj dialogojmë”, ka deklaruar studenti.

auto Screenshot 21544868574

Exit mobile version