Studentët thirrje Ramës me megafon, kryeministri ngujohet në zyrë!

Studentët me megafon janë duke I bërë thirrje Ramës përpara zyrës së tij në Kryeministri për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Rama është ngujuar në zyrë dhe nuk ka bërë asnjë mesazh në faqet e tij Facebook dhe Tëiter.
Njeri pas tjetrit ata marrin fjalën ndërkohë që kanë hedhur tymuese në ngjyrë të gjelbër.
Policia është bërë gardh përpara godinës së qeverisë dhe vëzhgon ën qetësi, protestën, e cila po ndizet minutë pas minute me thirrje, por në çdo moment paqesore.
Bottom of Form
Studentët nuk heqin dorë nga protestat deri në plotësimin e 8 kërkesave. Ndërkohë që kryeministri Rama i kërkon dialog, ditën e sotme ata kanë thirrur një protestë kombëtare.
Ata kanë njoftuar se nga ora 9-11 do të mblidhen dhe do të protestojnë para fakulteteve dhe më pas në orën 11:30 deri në orën 14:30 do të jenë para kryeministrisë.
Protesta e sotme është mbarë kombëtare dhe pritet të këtë mbështeteje edhe nga qytetarët.

48371922 10155968670712514 7837579565827358720 n

auto Screenshot 51545040311

Artikulli paraprakStudentët “pushtojnë” Bulevardin, qytetarë nga e gjithë Shqipëria në protestë
Artikulli tjetërPedagogët bojkot mësimit: Mbështesim studentët!