Studentët e Universitetit të Korçës janë ngritur sot në protestë pasi shprehen se janë të revoltuar që Rama nuk i ka plotësuar pikat e paktit për Universitetin. Ata theksuar se protesta e tyre do të përshkallëzohet në ditët në vijim derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Sot është vetëm 1 orë protestë, pasi nuk duam të prishim mësimin, por do të përshkallëzohet. Protesta e sotme është një rizgjim i protestës së studentëve. Po prekemi ditë për ditë nga largimi i të rinjve jashtë. I dhamë Ramës kohë që të realizonte pikat e Paktit, ende nuk janë plotësuar. Ne jemi të revoltuar”, u shpreh një studente.
Ndërsa një tjetër student është shprehur se situata ndaj studentëve duhet të merret parasysh.
“Ideja është që ato që kërkuam në protestë duhen të merren parasysh dhe seriozisht. Ne e kuptojmë që situatën në të cilën ndodhet vendi por sytë duhet të kthehen edhe nga studentët, të plotësohet ato pikat për paktin”, u shpreh një student.