Studentët ultimatum ministres: “Mjaft me mashtrime, duam vetëm zgjidhje!

Studentët e universiteteve publike në Tiranë vijojnë protestën e tyre kundërtarifave tepër të larta të studimit. auto 647dfd29 a825 47a7 ae97 e1168542d92b1544005317
Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se është e gatshme të ulet me studentët dhe të negociojë për kërkesat e tyre. Por e menjëhershme ka qenë përgjigja e studentëve që janë në protestë.
Studentët janë shprehur se, nuk kanë ndërmend ta takojnë ministren as në zyrë dhe as në rrugë, pasi tani ata presin vetëm zgjidhje.
Sipas tyre koha e negociatave ka kaluar tashmë dhe askush nuk mund të gënjehet më me premtime boshe, prandaj e vetmja negociata mes tyre dhe ministres është zgjidhja e menjëhershme e kërkesave të tyre.
Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘ne nuk ikim’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit, Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.
Vetë studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.
Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kelliçi, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se, “studentet janë më të vendosur se kurrë për t’i thënë NDAL një herë e mirë Edi Ramës, Lindita Nikollës e çdo qeveritari tjetër që tallet me të ardhmen e tyre”.

Exit mobile version