Studentët zbulojnë çfarë pritet të ndodhë nesër: Tubimi, e vetmja zgjidhje…

Studenti Fatjon Biba ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli për protestën e zhvilluar nga studentët në tre pika të ndryshme të Tiranës për vendimin e qeverisë për zhvillimin e mësimit online. Biba sqaron se janë bërë publike kërkesat e tyre dhe tubimet në rrugë nuk do të ndalen derisa të realizohet gjithcka.

“Ne do të vazhdojmë me qëndrimin tonë që kërkesat të na realizohen. Shpresojmë sa më shpejt që të merret një vendim i mirë për studentët dhe të mos kemi zgjatje sepse nuk është aq situatë e përshtatshme për të protestuar. Jemi koshientë për këtë. Nuk është ndonjë dëshirë e madhe të dalim e të bëjmë tubim në rrugë në këtë situatë, por është e vetmja mënyrë për të kërkuar të drejtën tonë.

Arsimi është baza e cdo shteti dhe shoqërie. Nuk kemi si qëllim të mbyllim aktivitetet ekonomike, por nëse nuk shihen me prioritet universitetet, minimalisht të trajtohet si i barabartë me sektorët e tjerë”, tha Biba.

Në rast se nuk do të marrin asnjë përgjigje nga qeveria, thekson se nuk do i ndahen sheshit dhe mund të rikthehet historia e 2 viteve më parë kur studentët arritën të binin dakord për Paktin për Universitetin dhe të ktheheshin në auditore. Sa i përket fillimit të vitit të ri akademik ditën e sotme, studenti u shpreh se ka zgjedhur ta bojkotojë derisa të merret një vendim dhe shpreson që institucionet të reagojnë sa më shpejt.

“Nuk ka një agjendë të përcaktuar. Kemi eksperiencën e protestës së para 2 viteve që nuk kishte organizim, por kërkesat janë të qarta. Do vazhdojmë të dalim në shesh derisa kërkesat të plotësohen. Shpresoj që institucionet të reflektojnë sa më shpejt djhe të mos lejojnë që situata të agravojë se është shumë e rrezikshme dhe për ne që dalim në shesh dhe pse jemi me maska e dezinfektantë, përsëri është e rrezikshme. Unë kam marrë vendim personal ta bojkotoj mësimin online derisa të merret vendim për kthim në autditore me alternim. Nuk kam informacion nëse është zhvilluar por besoj ka filluar. Vitet e para besoj e vuajnë më shumë se nuk e dinë si funksionon Universiteti”, tha Biba.

Kërkesat e depozituara me shkrim nga ana e studentëve:

1.Mësimi i alternuar mes online dhe auditoreve, leksionet online, seminaret në auditore.
2.Rimbursimi i pagesës së konvikteve dhe qerave.
3.Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët.
4.Mundësim i paisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

fatjonbiba

Exit mobile version