Kryeministri Edi Rama, prej dy ditësh vijon debatin me studentë të ndryshëm, të cilët kanë zgjedhur t’i kërkojnë personalisht në numrin e tij të “Ëhatsapp”, që të plotësojë kërkesat e tyre.
Ndërkohë që një student e ka pyetur se a do t’i plotësojë kërkesat e tyre, Rama është përgjigjur se ato nuk janë as pica e as skedina, e për këtë nuk duhet të presë. “A do na i plotësosh ato kërkesat o Z.KM”, shkruan student në SMS-në drejtuar Ramës, ndërsa kryeministri i përgjigjet se, kërkesat nuk janë as pica e as skedina, e për këtë duhet të presë se kërkesat do të plotësohen sipas afateve të publikuara…