Një prej studentëve të inxhinierisë së Ndërtimit i ftuar në studion e Opinion është shprehur se në takimin e sotëm me kryeminsitrin Rama janë kontrrolluar disa herë nga Garda e Republikës dhe disa prej tyre nuk janë lejuar të hyjnë në sallën ku Rama do të mbante takimin.
-Sot kishim një ftesë për dialog.
-Çfarë dialogu ishte?
Dialog që tek dera kontrrolloheshim, më pas edhe në hyrje të sallës kontrolloheshim perseri,edhe kur hynim Brenda kontrolloheshim prapë, çfarë jemi ne, kriminelë jemi ne.
Pse janë ndaluar disa persona që të futen njerëz”, u shpreh student në Opinion.
Biseda me Ramën në celular, Ana: Ja çfarë më shkruajti kryeministri
Debati i Anës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me kryeministrin.
E ftuar sonte në studion e emisionit “Opinion”, studentja shpjegoi arsyet e kësaj kontradikte me kreun e qeverisë.
Më poshtë komunikimi i saj në studio dhe mesazhet që ka këmbyer me kryeministrin Rama.
Ana: Vij nga Gramshi. Jam vetë e pesta në shtëpi dhe përveç meje askush tjetër në familje nuk punon. Paguaj 400 lekë për shkollën. Paguajmë jashtëzakonisht shumë për projektet e shkollës. Llogaritë e shkollës janë të mëdha dhe mezi arrihen. Kryeministri duhet të hedhë firmën dhe s’ka nevojë të vijë në çdo fakultet. Ai nuk di të dëgjojë.
Studentja: Unë këtu po lexoj mesazhin e parë që i kam dërguar kryeministrit.
Haxhiu: Nuk është etike të lexohet komunikimi personal me dikë.