Studenti injoron Ramën: Shyqyr që erdhën zgjedhjet që e morëm këtë medalje se ne kishim 8 muaj që i prisnim

Kryeministri Edi Rama i dha medalje ari ditën e sotme studentëve të ekselencës, vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Mirëpo, propaganda me të rinjtë nuk i shkoi ashtu siç duhet Kryeministrit, për shkak se një nga studentët ironizoi me të në sy të Ramës duke i thënë shyqyr që erdhën zgjedhjet sepse kishin 8 muaj që e prisnin medlajen.

“Falenderoj dhe veten, për mundin që jo vetëm unë por dhe ju keni derdhur për të arritur këtu ku jemi, dhe mbi të gjitha falenderoj zotin që më ka dhënë mundësinë të jem ky që jam. Po e mbyll me shyqyr që erdhën zgjedhjet që e morëm këtë medalje se ne kishim 8 muaj që i prisnim“, tha i riu.

Exit mobile version