Rama është gjendur sot përballë akuzave të ndryshme që kanë ngritur studentët e Vlorës gjatë një takimi për të dialoguar për plotësimin e kërkesave.
Fillimisht studentët braktisën takimin me Ramës, pastaj e akuzuan për pasurinë, ndërkohë që një student ju drejtua se ju jeni mashtruesi më i madh i këtij vendi dhe kjo shfaqje sipas tij është e ndryrë.
‘Ju jeni mashtruesi më i madh në këtë vend. Jeni jeni i forti në këtë vend. Fëmijët e vegjël nuk kanë më frikë nga Gogoli, kanë frikë nga ju. Obobo do na bëjë këtë! Obobo Edi Rama! Kush është Rama?! Keni bërë ca keni bërë me popullin me ne qëndroni korrekt!
Jam i lumtur nëse nuk pushkatohem pas kësaj që thash. Kjo është një shfaqje e ndyrë, e ndyrë ta dini. Ne nuk jemi dele dialogun nuk e pranoj’, u shpreh studenti.
Ndërkohë kryeministri Rama ju kundërpërgjigj duke i thënë se kjo sjellje është rrugaçëri.
‘Rrugaçëria nuk është trimëri, të çohesh dhe ta fyesh tjetrin nuk është trimëri! Rrugaçëria është rrugaçëri, e para. Ti merr fjalën dhe thua një gjë që ke dëgjuar, më vjen keq pë rata që I votojnë ata pesona që thonë këto fjalë. Unë mund të jem ironik, po kurrë nuk do të dëgjosh nga unë akuza rrugaçërore. Nuk të bëjnë trim, fyerjet. Ti nga unë do të rrosh 100 vjet, unë ta kam merakun ty për veten tënde.
Ç’a je ti mo? Ç’a je ti që nuk dëgjon, fole, çfarë nuk the dhe të lashë që të mbaroje. Ti o flet njësoj si ata që të kanë hedhur ty trutë e gomarit’, u shpreh Rama. /Faxweb