Studenti, “replikë” me kryeministrin para Kryeministrisë!

Një student protestues ka mbajtur një fjalë të ndjerë përpara shkëve të tij të mbledhur përpara Kryeministrisë. Ai i dha përgjigje, 5 “kërkesave” të kryeministrit për popullin. “Do të bëj një replikë me kryeministrin, tha i riu. Sepse na tha:
“Kujdesu për të vërtetën! – Kujdesu për gjuhën e nënës! – Kujdesu për fjalën e babës! – Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu! – Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë…’
“Kujdesu për të vërtetën!”, citoi studenti. – Po për cilën të vërtetë?! A mund të themi ne mendimin tënd, me fjalët tona?!
“Kujdesu për fjalën e babës”, na tha. Po. Atë që nuk e arriti baba në vitet 90, do ta arrijmë ne sot revolucionin. Jo si atëhërë kur bëtë propagandë se iku komunizmi. Jo, se sot ata janë ende në pushtet.
“Kujdesu për gjuhën e nënës!” – Ne po kujdesemi, por ti e ke vrarë atë!
“Kujdesu për atdheun e fëmijëve të tu!” –Po, ndaj jemi këtu, për atë po kujdesemi.
“Kujdesu që edhe fqinjit t’i shkojë mbarë!” – Po cilit fqinj t’i shkojë mbarë?! Atij që i shite tokën dhe detin?! Ne e duam tokën dhe detin, i duam të gjitha trevat, por ju po na përçani.
Kam dhe një fjalë të fundit: hoqe ministrat, po kush mban përgjegjësi për gabimet e tyrë?!”

Exit mobile version