Studenti tregon si është kërcënuar nga Rama pse i dërgoi mesazh: Dërgoi në shtëpi 6 policë…

Mariglen Doçi, rrëfen në Televizionin Fax News debatin që ka patur me Kryeministrin Rama në Ëhatsapp dhe pasojat e kësaj bisede ku sipas tij, i ati ka kaluar 5 orë në komisariatin e policisë së Kurbinit për të dhënë shpjegime.
“I dërgova mesazh Ramës sepse nxori një studente jashtë sallës. Rama m’u përgjigj me fjalë shumë fyese, por unë ju përgjigja sërish me qetësi dhe në mënyrë miqësore. Ndërkohë ai më tha; dëgjo këtu palaço, mos më dërgo më mesazhe. Qëllimi i mesazhit tim ishte ta pyesja se si do t’a zgjidhte çështjen e studentëve”.
Marigleni tregon gjithashtu se, ndërkohë që ai nuk ishte në banesë, 6 policë kanë shkuar në shtëpinë e tij papritur dhe e kanë kërkuar, diçka e cila sipas tij, i ka shastisur familjarët e tij dhe komshinjtë.
“Pas mesazheve të shkëmbzera me Ramën, 6 policë kanë shkuar në shtëpinë time ndërkohë që nuk ndodhesha aty dhe më kanë kërkuar. Ata kanë shoqëruar në komisariat babain tim ku e pyeten për vendodhjen time, si edhe për një ndërtim që është në pronësi të tij. Ata gjithashtu e kanë pyetur për të shtëna që kishin ndodhur në qytetin e Mamurrasit. Menduan se babai im kishte lidhje me të shtënat në qytet. E mbajtën në komisariatin e Laçit për më shumë se 5 orë pa asnjë arsye. E pyetën edhe për fëmijët se ku i kishte. Atij i morën të gjitha sendet personale që kishte me vete”, tha ndër të tjera Marigleni.
Nga ana tjetër, aktivisti Aulon Kalaja tha se, Kryeministri shkruan me njerëzit si dhe bën biseda si të ishin biseda seksi. “Ai e futi këtë trend të ri dhe tani i është kundërvenë. Kjo nuk është parë apo dëgjuar të ketë ndodhur më parë nga një kryeministër”, tha Kalaja.
Ai shtoi gjithashtu se Rama nuk pranon ta quajnë Kadri në një kohë kur vetë ai e shpiku këtë emër duke e thënë publikisht ndaj disa gazetarëve. “Rama i ka quajtur disa gazetarë të njohur, Kadri në një media publike dhe kombëtare dhe ata që janë quajtur kështu duhet ta kishin çuar kryeminstrin në polici, të paktën ky është standarti i Ramës i cili studentit që e quajti atë Kadri i çoi policinë në shtëpi”.

mariglen doci

Exit mobile version