Berisha vlerëson studenten që poshtëroi Ramën dhe u largua nga salla

Ish-Kryeministri Berisha e ka vlerësuar mjaft dhe është shprehur me nderim, për aktin kurajoz të një studenteje protestuese të Universitetit Bujqësor, e cila sot u përball me Kryeministrin dhe vendosi ta bojkotojë takimin me të.
Nga ana tjetër, Berisha i ka akuzuar si “vasalë besëprerë”, drejtuesit e këtij universiteti, që në fshehtësi futën Ramën në mbledhjen e tyre me studentët, në një kohë kur të revoltuarit prej 15 ditësh nuk pranojnë dialog, por vetëm plotësim të 8 kërkesave të tyre.
“Të dashur miq, shkruan Berisha në Fb. Sot Kallam Deshtaku me vasalë të besprerë ka organizuar një takim në UBT, në të cilin studentët nuk janë njoftuar se ai do të ishte i pranishëm.
Një studente guximtare ka marrë fjalën dhe pasi ka denoncuar rritjen e tarifave, ka braktisur takimin duke denoncuar mosnjoftimin e studentëve se në takim do të ishte dhe ai.
“Nuk e dinin se do vije, unë po e braktis takimin”, ka thënë ajo dhe në një akt të guximshëm është larguar nga salla, duke e menderosur takimin dhe poshtëruar siç meritonte, të pabesin dhe besprerët e tij. Nderim studentes guximtare!

Exit mobile version