Studentja që publikoi SMS-të me Ramën rrëfen kërcënimet e Qeverisë për të ndalur protestën

Me mbylljen e portave të Fakulteteve me zinxhirë dhe dry si dhe gozhdimin e tyre nga studentët, rinisën protestat ashtu siç ishte paralajmëruar deri në plotësimin e 8 kërkesave.
Por edhe në kohën kur studentët ishin me pushime Qeveria përveç me propagandë nuk ka pushuar as me kërcënime përmes telefonit dhe hakerime në rrjetet sociale.
Ana, studentja e Arkitekturës e njohur për mesazhet e shkëmbyera me kryeministrin Rama për protestën, u shpreh për “Ora News” se veprimi i studentëve vjen si shenjë revolte ndaj kërcënimeve që kanë marrë me numra anonimë apo dhe hakerime në rrjetet sociale:
“Simboli i mbylljes së portave me zinxhirë ka qenë si shenjë revolte ndaj asaj që ka ndodhur dje në darkë. Shumë studentë janë kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë”, tha Ana duke shtuar se studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total dhe nuk ka asnjë student që ishte për mësim.
“Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri”, tha Ana ndërsa për plotësimin e pikave nga Edi Rama, ajo ka mesazh të qartë:
“Kryeministri thotë se janë plotësuar 8 pikat. Asnjë pikë nuk është plotësuar. I them Kryeministrit se pa rritur buxhetin dhe pa bërë vettingun akademik, do vazhdojmë akoma të luftojmë për ato 8 pika. ”Ndryshe, në kohën sa ishin pushimet e studentëve dhe një numër i vogël i tyre ka protestuar në kryeqytet, Edi Rama ka vazhduar me propagandën e tij duke bërë shfaqje edhe miratimin e VKM-vë të ndryshme që vetëm me kërkesat e studentëve nuk kishin të bënin.

Artikulli paraprakDenoncimi i studentit: Ja si tentoi vajza e deputetit të PS të ndalte protestën
Artikulli tjetërStudenti, “replikë” me kryeministrin para Kryeministrisë!