Studentja shpërthen ndaj Taulant Ballës: Mashtrues klasik! Më ka degjeneruar mbiemrin…

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me të rinjtë në Elbasan, ku u parashtroi atyre alternativën e opozitës për ta nxjerrë vendin nga kriza. Por gjatë takimit ka spikatur një studente e cila u shpreh para liderit të opozitës se, Taulant Balla është mashtruesd klasik dhe i ka degjeneruar mbiemrin.

‘Unë jam Adelina Balla, studente në vitin e parë. Unë nuk kam lidhje fare me mashtruesin klasik Taulant Balla, i cili na ka bërë që të na vijë turp që jemi nga ajo zonë. Më fal për shprehjen por më ka degjeneruar mbiemrin”, tha studentja.

Më tej ajo theksoi se, me ardhjen e socialistëve në pushtet Librazhdi, është lënë pas dore. “Kur ishte Berisha në qeveri u ndërtuan mijëra kilometra rrugë, ndërsa kur erdhën këta gjërat ngrinë”, tha ajo.

Ndërsa Basha, duke iu drejtuar studentes tha, “mos ki ndrojë për mbiemrin, sepse unë kam miq në Librazhd me këtë mbiemër, dhe kurrsesi askush nuk mund ta përlyej këtë mbiemër”.

Basha u shpreh se një nga problemet më të mëdha në vend është largimi i të rinjve. “Problemi më i madh në vend, emigracioni. Për studenten e ekonomisë që e nxiti e para çështjen, është një problem i madh largimi i të rinjve.

Unë kam qenë vetë jashtë dhe mund t’ju them se kam kaluar mirë. Por nuk ka vend që të bëhet si i yti. Por është një problem i tmerrshëm ekonomik. Dua të ndaj këto shifra që janë të tmerrashme humbja për ekonominë shqiptare”, tha Basha.

4 3

3 3

2 3

b

Basha 1

Artikulli paraprakBasha: Të shembim modelin Rama! Oligarlët e lidhur me pushtetin kontrollojnë ekonominë…
Artikulli tjetërSi u vodhën 110 milionë lekë në Postën ku është drejtor vëllai i deputetit të PS