Studia e fuqishme, 9 persona humbin jetën në Itali

Nëntë persona kanë vdekur në Itali teksa stuhitë e fuqishme kanë përfshirë këtë shtet për ditën e tretë me radhë, derisa edhe rajone tjera mund të përballen me këtë mot. “Vala e motit të keq ka rezultuar me shifra dramatike: nëntë të vdekur, katër persona të plagosur rëndë dhe një person të zhdukur”, ka thënë ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Agjencia për Mbrojtje Civile e Italisë ka thënë se personi i fundit i vdekur është gjetur në qytetin Katolika.
Kjo agjenci ka shpallur të martën nivelin më të lartë të alarmit në disa rajone të afërta, kryesosht ne zonën veriore, ku stuhitë pritet të zgjasin tërë ditën.
Në mesin e zonave të alarmuara janë Lacio dhe Abruzo, duke përfshirë edhe kryeqytetin Romën, pasi të hënën kjo zonë është përfshirë nga erëra deri më 100 kilometra në orë.
Ndërkohë autoritetet në Venecia kanë bllokuar qasjen në Sheshin Shën Marku për shkak të vërshimeve të mëdha.
Brigada Kombëtare për Zjarre ka thënë se ka intervenuar në 7,000 raste rreth shtetit dhe një pjesëtar i stafit ka vdekur.
Pavarësisht kësaj, autostradat vazhdojnë të jenë të hapura dhe zyrtarët kanë thënë se koha pritet të përmirësohet gjatë pasditës.

Exit mobile version