Shkencëtarët zviceranë rekomandojnë që lirisht mund të ushtroni edhe gjysmë ore para se të shkoni të flini gjumë
Mos ushtroni para gjumi – është këshilla të cilën e kemi marrë shumë herë, mirëpo shkencëtarët zviceranë tani thonë që kjo nuk është e saktë dhe rekomandojnë që lirisht mund të ushtroni edhe gjysmë ore para se të shkoni në krevat, por me maturi.
Ata kanë analizuar 23 studime dhe kanë konstatuar që ushtrimi katër orë para se të shkoni në gjumë nuk ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.
Në natën pas aktiviteteve fizike personat që kanë pranuar të eksperimentojnë 21,1 për qind të kohës e kanë kaluar në gjumë të thellë në raport me 19,9 për qind të kohës kur nuk kanë ushtruar.
Përjashtim nga kjo rregull janë stërvitjet intensive një orë para gjumi. Personave të cilët intensivisht kanë ushtruar më gjatë u është dashur kohë më gjatë të flenë, sepse rrahjet e zemrës nuk janë kthyer në normale. Megjithatë, shkencëtarët distancohen që këtë efekt negativ e kanë parë vetëm në bazë të një studimi.
Qe se si e kanë definuar stërvitjen intensive: Është treningu në të cilin personi nuk mund të flasë derisa ushtron. Trening i kujdesshëm është kur personi nuk mund të këndojë, por mund të flasë.