Studimi alarmant: Duhan-pirja vret një person çdo 5 sekonda

Një shkencëtar ka zbuluar se çdo pesë sekonda vdes nga një person si pasojë e duhanit. Ndonëse miliona njerëz vdesin në vit nga sëmundjet e mushkërive, shkencëtarët bëjnë të ditur se sëmundjet e mushkërive do të bëhen vrasësi i katërt më i madh i njerëzve deri në vitin 2020, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, transmeton Telegrafi.
Këto të dhëna janë publikuar gjatë një seminari të mbajtur nga pulmologu Syed Zafaryab Hussain, i cili është ekspert i sëmundjeve që kanë të bëjnë me frymëmarrjen.
Dr. Hussain i ka shfrytëzuar hulumtimet e tij për t’i theksuar rreziqet e pirjes së duhanit, duke paralajmëruar se më shumë njerëz vdesin nga pirja e duhanit sesa nga terrorizmi.
Ai gjithashtu u bën thirrje të gjithë doktorëve t’i informojnë vazhdimisht pacientët për rreziqet e pirjes së duhanit.
Më shumë se një miliard njerëz anë e mbanë botës pinë duhan, ndërkaq shumica e duhanpirësve janë meshkuj (942 milionë meshkuj dhe 175 milionë femra).
Vlen të ceket se 80% e atyre që pinë duhan jetojnë në shtete me të ardhura të ulëta ose mesatare, ndërkaq shteti ku qytetarët pinë më së shumti duhan është Kina

Artikulli paraprakBasha: I bëj thirrje Ramës dhe Xhafës të dalin nga vrimat ku janë strukur dhe të vijnë të përballen me të vërtetën
Artikulli tjetërMarijuana mund të shërojë ekzemën