Studimi, shumicën e gjeneve i trashëgojmë nga gjyshja, jo nga prindërit

Shumicën e gjeneve të cilat i trashëgojmë vijnë nga gjyshja nga ana e nënës, kanë zbuluar shkencëtarët Madje edhe nëse nuk kaloni shumë kohë me gjyshen nga nëna, lidhja midis jush kurrë nuk pushon.

Nga të gjithë familjarët e tjerë, pikërisht ajo është më përgjegjësja për trashëgiminë e gjeneve. Mesatarisht ndajmë 25 për qind të ADN-së me gjyshërit dhe gjyshet. Hulumtimi i bërë në Cambridge ka treguar lidhjen e pabesueshme me gjyshen nga nëna për shkak të kromozomeve X.

Pra, gjyshet nga ana e nënës ua përcjellin 25 për qind të gjeneve të veta nipërve, gjë që u mundëson që të trashëgojnë gjenet e tyre.

Gjyshet nga ana e babait bartin kromozomet X të vetat vetëm te mbesat, jo edhe te nipërit. Derisa gjyshja nga ana e babait 50 për qind të kromozomeve X janë të lidhura me mbesat, ato janë 0 0 për qind kromozome X të lidhura me nipat.

Fëmijët mbase duken mu sikur gjyshja, mirëpo madje edhe kur nuk është kështu, te ta gjithmonë do të gjurma e gjyshes: vrimat në faqe, buzëqeshjen, ngjyrën e syve, lëvizjet, mënyrën e ecjes.

Ndonjëherë trashëgojnë edhe strukturën e eshtrave, muskujve apo madje edhe sëmundjet gjenetike të gjyshërve dhe gjysheve të tyre. Gjithashtu trashëgojnë përvojat emocionale të gjysheve të tyre nga nëna.

Emocionet të cilat gjyshja i ka ndier derisa ka qenë shtatzënë me vajzën e vet mund të barten në nipat e ardhshëm, sepse ai transformim mund të shënohet në ADN dhe të mbetet atje madje edhe nëse e kalojnë një gjeneratë.

Artikulli paraprakJuventus e shet për 70 milionë euro, por Dybala nuk bindet
Artikulli tjetërSëmundjet që kuron mjalti dhe kanella