Studimi: Kafja e tepërt çon në akumulimin e yndyrës në bark

Sipas një studimi të ri të studiuesve australianë të publikuar në revistën shkencore “Journal of Agricultural and Food Chemistry”, konsumimi i 5 ose më shumë kafeve në ditë ndikon në mëlçi dhe rrit ndjeshëm akumulimin e yndyrës në bark.

Sipas ekspertëve në Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Australisë Perëndimore, rritja e konsumit të kafesë rrit rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore (sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2, etj.)

Si pjesë e hulumtimit të tyre, shkencëtarët australianë u përpoqën të analizonin substancat, “mbrojtësit” e sistemit kardiovaskular që përmban kafeja. Një prej tyre është acidi klorogjenik (CGA), i cili, sipas gjetjeve, ka veti mbrojtëse kundër diabetit të tipit 2, hipertensionit dhe obezitetit.

Nëpërmjet eksperimenteve të kryera në minj, shkencëtarët zbuluan se konsumimi i sasive të mëdha të kafesë, duke përfshirë kafenë pa kafeinë, çoi në funksionin e dëmtuar të mëlçisë, gjë që rezultoi në akumulimin e yndyrës.

“Në sasi të barazvlefshme me 5 ose 6 filxhanë kafe në ditë, rezultatet e studimit tonë ishin në kundërshtim me ato të studimeve të mëparshme mbi efektin mbrojtës të kafesë”, thekson asistent profesor Vance Matthews.

Testet treguan se kur minjve iu dha një dozë e acidit klorogjenik ekuivalente me pesë ose gjashtë gota, ata zhvilluan probleme me funksionin e mëlçisë, gjë që çoi në mbajtje jonormale të yndyrës brenda qelizave.

Në rastin e brejtësve obezë, kjo dozë specifike duket se rrit tolerancën ndaj glukozës dhe rezistencën ndaj insulinës.

“Duket, pra, se efekti pozitiv i kafesë në shëndetin tonë varet nga dozat që konsumojmë”, thekson eksperti.

Artikulli paraprakGjendet pa shenja jete një 44-vjeçar, viktima u gjet në stallën e bagëtive nga familjarët! Ja për çfarë dyshohet
Artikulli tjetërLista e Mançester Sitit, Rodri përfshihet në skuadrën e Champions-it