Studimi: Mbi 40% e tifozëve nuk do t’i shikojnë më ndeshjet e futbollit për shkak të VAR

Një studim i Shoqatës së Përkrahësve të Futbollit (FSA) ka zbuluar se më shumë se 40 për qind e tifozëve nuk do të shikojnë më futboll drejtpërdrejt, për shkak të ndikimit të VAR-it.

Në konsultimin më të madh me tifozët për Video Asistentin e Referimit, më shumë se 33 mijë tifozë morën pjesë në sondazhin e FSA-së.

Rezultati i sondazhin ishte tronditës për mënyrën sesi tifozët e shohin përdorimin e VAR-it në futboll.

FSA-ja thotë se rezultati duhet të veprojë si paralajmërim për Premierligën dhe ligat e tjera për mënyrën sesi është duke u përdorur VAR-i dhe ndikimi i tij tek tifozët.

Sondazhi ka zbuluar po ashtu se 95 për qind e tifozëve që e përjetuan VAR-in në stadiume dhe 94 për qind të atyre që i kishin shikuar ndeshjet në TV me vendimeve të VAR-it, i kishin shijuar ndeshjet më pak shkaku i video teknologjisë.

Sipas sondazhin, tifozët mendojnë se vendimet e VAR-it nuk janë korrekte shumicën e kohës.

95 për qind të tifozëve u shprehën të pakënaqur me faktin se VAR-i ua ka hequr kënaqësinë e festimit spontan pas golit.

Vetëm 4 për qind e tifozëve mendojnë se VAR-i ka pasur ndikim pozitiv në ekipet e tyre, ndërsa 78 për qind besojnë se ka pasur ndikim negativ.

Exit mobile version