Shumë prej nesh mezi e presin ardhjen e pranverës dhe lulëzimin e pemëve, por për njerëzit me alergji ndaj polenit, kjo mund të mos jetë edhe aq e këndshme.
Nga një varg i gjatë kërkimesh rezultoi se sezoni i polenit po fillon më herët dhe po zgjat më shumë, për shkak të ndryshimit të klimës. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë problematike për njerëzit që kanë alergji.
Nuk është vetëm sezoni i polenit pranveror që po zgjatet, studiuesit thotë se tendenca të ngjashme po shihen në periudha të tjera të vitit.
Ndryshimi i klimës me shumë mundësi do të ndikojë në pakësimin e reshjeve të shiut dhe ditëve të ftohta por edhe në shtimin e dioksidit të karbonit (CO2) në atmosferë, thonë studiuesit.
Rrjedhimisht kjo do të ndikojnë edhe tek fillimi dhe mbarimi i sezonit të polenit, duke rritur ekspozimin ndaj tij për më gjatë.
Përqendrimet më të larta të polenit dhe sezonet e tij të zgjatura mund t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj alergjenëve. Kjo mund të shkaktojë episode të shpeshta të astmës tek individët me astmë dhe të ndikojë në aktivitetet tuaja të përditshme.
Me zgjatjen e stinëve të alergjisë, do të thotë që simptomat do të zgjasin më shumë.
Megjithatë, falë trajtimeve që janë në dispozicion, mund të bëhet i mundur edhe parandalimi i simptomave. Këto trajtime funksionojnë më mirë nëse fillojnë disa javë para se sezoni i alergjive të fillojë.
Si t’i trajtoni alergjitë!
Njerëzit që përjetojnë alergji kanë tre mundësi për t’i trajtuar ato: të shmangin shkaktarët, të marrin ilaçe dhe imunoterapia.
Të mësosh se çfarë alergjenësh shkaktojnë simptomat tuaja, është e dobishme në mënyrë që ju të përpiqeni t’i shmangin ato. Kështu do të zvogëloni reagimin tuaj inflamator që në fillim.
Në rastin e alergjisë nga poleni, ju mund të minimizoni ekspozimin tuaj duke mbyllur dritaret, duke reduktuar kohën që kaloni jashtë dhe duke bërë dush pasi ktheheni në shtëpi.
Mundësi të tjera për ata që përjetojnë simptoma të alergjisë janë sprucuesit e hundës me antihistaminë, shpëlarje me kripë të hundës, antihistaminë orale ose dekongjestionues oral. Ekzistojnë edhe ilaçe me recetë që mund të përdoren.
Gjithashtu një mënyrë efikase është të filloni trajtimin me ilaçe para se të fillojë sezoni i alergjive.
Gjatë COVID-19, është vënë re se përdorimi i maskës ka reduktuar simptomat nga alergjitë nga poleni. Maskat që kanë nivele filtrimi që mund të kapin grimcat e vogla si poleni dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e thithjes së polenit.
Thjesht duhet të siguroheni që maska juaj është e pastër, këshillojnë ekspertët.