Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë duke ecur, duke shikuar telefonin dhe të jeni përplasur me dikë apo diçka? Nëse po , nuk jeni të vetmit, u ndodh shumë njerëzve. Pas kësaj i themi vetes që do të jemi më të kujdesshëm, por menjëherë përqendrohemi përsëri në telefon.
Por çfarë dëmesh mund të sjellë përdorimi i celularit në shëndetin tonë?
Duke përdorur të dhëna nga 100 spitale në SHBA, studiuesit analizuan dëmtimet në qafë dhe kokë të lidhura me përdorimin e telefonit, që prekën më shumë se 2500 persona këto 25 vitet e fundit.
Analiza e këtyre dëmtimeve tregoi se:
Rreth 40% e dëmtimeve kishin ndodhur në ambientet e shtëpisë.
Një “ dëmtim direkt mekanik (si goditja nga një telefon apo dëmtime të lidhura me shpërthimin e baterive) përbënin 47% të rasteve, ndërsa dëmtimet gjatë përdorimit përbënin 53% të rasteve.
Megjithatë, gjërat ndryshonin me moshën. Dëmtimet direkte ishin më të shpeshta në personat më të vegjël se 13 vjeç, ndërsa dëmtimet të lidhura me përdorimin (si shpërqendrimi gjatë dërgimit të mesazheve) ishin më të shpeshta në personat më të vjetër.
Rreth 10% e dëmtimeve kishin ndodhur kur një person kishte qenë duke i dhënë makinës dhe përdorur telefonin në të njëjtën kohë, rreth 7% e dëmtimeve kishin ndodhur gjatë ecjes, dhe vetëm 1% e tyre u raportuan të kishin ndodhur kur një person po komunikonte me mesazhe.
94% e atyre që u dëmtuan nuk kërkuan ndihmë mjekësore apo ishin trajtuar në urgjencë dhe më pas ishin kthyer menjëherë në shtëpi. Shkalla e këtyre dëmtimeve u rrit në mënyrë drastike që nga viti 2007, kur u prezantua Iphone i Apple.
Si përfundim a është celulari i dëmshëm për shëndetin?
Celularët janë të mrekullueshëm. Janë një burim i menjëhershëm informacioni, komunikimi dhe dokumentacioni.
Aplikacionet e shëndetit mund të inkurajojnë dhe të ndjekin sjelljet e shëndetshme. GPS – të mund të ndimojnë prindërit që të mbajnë të sigurt fëmijët e tyre. Kërkimi i ndihmës me telefon gjatë një emergjence mund të shpëtojë jetë.
Por, përdorimi i telefonit ka dhe shumë anë negative: dhënia e shpërqendruar e makinës (duke përdorur telefonin) mund të shkaktojë aktidente automobilistike, e ky mund të jetë një nga shembujt më të dukshëm, por siç ka treguar dhe ky studim i ri, edhe dëmtime të tjera mund të lidhen me përdorimin e telefonit celular.
Shqetësime ka edhe për lidhjet e mundshme mes përdorimit të telefonit dhe dhimbjes së shpinës dhe qafës, si dhe një risk të rritur të kancerit (një çeshtje mbi të cilën po bëhen shumë kërkime).