Studimi, si të ulni në 5 minuta tensionin e gjakut

Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka publikoi prova që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një studim i ri tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë.

IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e ajrit përmes një pajisjeje që ofron rezistencë.

“IMST mund të kryhet shumë lehtë brenda 5 minutash, edhe kur jeni duke parë televizorin.”

Daniel Kreighed, ndihmës studiues në Departamentin e Fiziologjisë Integruese dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar se një protokoll më i shkurtër, që përfshin 30 frymënxjerrje në ditë me rezistencë të lartë në 6 ditë të javës, mund të ofrojë të njëjtat përfitime për performancën kardiovaskulare, njohëse dhe atletike.

Artikulli paraprakQeveria fut biznesin në kaos me fiskalizmin, rrezikohet bllokimi
Artikulli tjetërMorata thyen heshtjen për penalltinë e humbur ndaj Italisë