Nga shumica e njerëzve supozohet se pasi që shumica e video-lojërave përmbajnë dhunë, kjo mund të ndikojë që lojtari të jetë më agresivë dhe më i dhunshëm.
Megjithatë, personat të cilët me padurim presin të luajnë lojëra në PS4, të luajnë Counter Strike, etj., do t’jua thojnë të kundërtën.
Përveç tyre, edhe hulumtuesit nga Universiteti Southwest në Kinë e kanë sfiduar teorinë e lartcekur se video-lojërat e dhunshme i bëjnë personat agresivë.
Ata kanë kërkuar nga 18 pjesëmarrësit e studimit të tyre t’i listojnë video-lojërat e tyre të preferuara, të tregojnë sa shpesh e luajnë çdo lojë dhe të vlerësojnë sa të dhunshëm janë.
Pastaj, pas hulumtimeve dhe eksperimenteve të ndryshme duke përdorur edhe fMRI, hulumtuesit kishin deklaruar se ekspozimi afatgjatë ndaj video-lojërave të dhunshme nuk është i lidhur me dhunë.