Studiuesi: “Vendosja e një karantine të dytë do të jetë më e dëmshme se e para”

A man crosses a nearly empty street in San Francisco, Tuesday, March 17, 2020. Officials in seven San Francisco Bay Area counties have issued a shelter-in-place mandate affecting about 7 million people, including the city of San Francisco itself. The order says residents must stay inside and venture out only for necessities for three weeks starting Tuesday. (AP Photo/Jeff Chiu)

Rivendosja e karantinës është një opsion i vështirë për t’u për përtypur në një kohë kur mundësia e një vale të dytë ekziston.

Karantina dhe masat kufizuese janë hequr në një pjesë të mirë të botës që u përball me pandeminë në fillim të marsit, por me lehtësimin e masave është rritur edhe numri i të infektuarve në disa vende. Me një valë të dytë po përballet Irani dhe e njëjta gjë ka nisur të ndodhë edhe në disa shtete të SHBA-ve.

“Neve do të na duhet të përballemi me realitetin e vështirë pasi në disa shtete mund të na duhet që të vendosim karantinën sërish,” u shpreh Jonathan Reiner, profesor në George Washington University School of Medicine.

Dhe, sipas tij, një vale e dytë karantinimi mund të jetë më e dëmshme se e para.

“Kjo për shkak të lodhjes së krijuar nga karantina, për shkak të efekteve ekonomike që ajo ka, një raund tjetër karantinash mund të ketë efekte më të mëdha në biznese që janë në gjendje kritike për momentin,” shtoi ai më tej.

Sipas tij, vendosja e një karantinë të dytë mund të shmanget duke ndjekur rregullat dhe masat e sigurisë si dhe respektimi i distancimit social dhe fizik.

Exit mobile version