Studiuesit Ndërkombëtarë: Rama është Milosheviçi shqiptar!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, nisur nga veprimet e tij politike, i ngjan gjithnjë e më shumë një “Millosheviçi shqiptar”.

Ky është konkluzioni i një studimi të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) me seli në Ljubljanë, i mirënjohur ndërkombëtarisht për analizat e tij në fushat që mbulon. Studimi ngre alarmin se situata aktuale në Shqipëri është shumë shqetësuese, veçanërisht tani që ka edhe shenja për një përplasje të mundshme civile.

Në analizën e fundit të këtij Instituti mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, studiuesit dalin në përfundimin se në Shqipëri ka rrezik të shpërthejë një konflikt i armatosur.

Sipas studiuesve, rruga për stabilizimin e situatës në Shqipëri kalon përmes formimit të një qeverie kalimtare, e cila të bëjë përgatitjet e duhura për zgjedhjet e lira dhe të  ndershme, përndryshe, siç paralajmërohet në këtë studim, Rama do ta çojë Shqipërinë në një përplasje civile.

“Administrata e Brukselit përflitet të jetë e korruptuar. Analistët dhe studiuesit shpesh kujtojnë shembullin e kryeministrit Rama, që në nënyrë të dyshimtë dhe korruptive, ia ka dalë të ketë në Bruksel një ndikim jot ë ligjshëm,- thuhet ndër të tjera në këtë studim të IFIMES.

Studimi rikujton se Shqipëria ka qënë në prag të luftës civile në vitin 1991 dhe 1997.

Studiuesit e shohin opozitën shqiptare si opozitën më të fortë në të gjithë rajonin, që siç thonë ata, kundërshton me forcë “regjimin e urryer të Edi Ramës. Studiuesit e IFIMES, gjithashtu, besojnë se mbajtja e zgjedhjeve të 30 qershorit është e pamundur.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë për bandën e PS në KQZ: Po e çojnë vendin në zjarr, do përfundojnë në burg
Artikulli tjetërIsh-kryetari i FRESSH Dibër demaskon Ulsiun: Ti derdimen dhe prijësi yt i rilindjes thyefshi qafën sa më shpejt