Stuhia ‘Boris’ godet veriun e Italisë, shkakton përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu

Shtëpitë po evakuohen në rajonin verior italian të Emilia-Romagna pasi stuhia Boris, e cila ka vrarë të paktën 24 njerëz në Evropën Qendrore dhe Lindore që nga java e kaluar, përfshiu vendin, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut.

 

Shiu i fuqishëm goditi Emilia-Romagna vonë të mërkurën pasdite dhe situata u përkeqësua me shpejtësi pasi ra nata.

Jader Dardi, kryebashkiaku i Modigliana, një qytet në provincën Forlì-Cesena që u godit gjithashtu nga përmbytjet shkatërruese.

“Situata është shumë dramatike. Më keq se në 2023”, tha ai, teksa u bëri thirrje banorëve të zonës që të ngjiten në katet më të larta të shtëpive të tyre.

Zyrtarët kanë urdhëruar evakuimin e shtëpive përdhese dhe me bodrume, në zonat e prekura.

Për shkak të rrëshqitjeve të dherave janë bllokuar edhe disa rrugë.

Paralajmërimet për mot të rëndë janë në fuqi në Emilia-Romagna dhe Marche për 24-36 orët e ardhshme.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe njerëzit janë këshilluar të shmangin udhëtimet dhe, kur është e mundur, të punojnë nga shtëpia.

Artikulli paraprakI jepet sot lamtumira e fundit Gerti Bogdanit, nisin homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së
Artikulli tjetërDhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria përparim, por ka çështje që duhen trajtuar me urgjencë! Raportimi i p*rdhunimeve, në shkallë jashtëzakonisht të ulët