Një re e madhe pluhuri dhe rëre e ngritur në shkretëtirat e Afrisë Veriore ka prekur rajonin e Europës perëndimore dhe qendrore përgjatë fundjavës që lamë pas.
Meteoalb ka njoftuar se kjo re pluhuri ka zbritur ditën e djeshme në Alpet e Zvicrës, Austrisë dhe Italinë Veriore, ndërkohë që pritet që të preket edhe Ballkani, përfshirë edhe Shqipërinë.
Megjithëse qarkullimi i masave ajrore në vend vjen nga veri-perëndimi, këto masa të nxehta ajrore do të ndikojnë edhe në rritjen e temperaturave në rajonin tonë.
Prezenca e grimcave të rërës pritet që të mjegullojë kthjelltësinë e qiellit në pjesën më të madhe të Europës.