Stuhia në Turqi, moti shkakton dëme të mëdha

Një stuhi me përmasa të jashtëzakonshme në rajonin Lindor të Detit të Zi të Turqisë ka shkaktuar valë gjigante, duke sjellë dëme të mëdha në Rrugën Bregdetare të Detit të Zi, një rrugë kyçe që lidh qytetet përgjatë vijës bregdetare.

Infrastruktura prej 4.2 miliardë dollarësh iu nënshtrua valëve monstruoze, kryesisht midis rajoneve Hopa dhe Kemalpaşa në Artvin, verilindje të Turqisë, duke i lënë rrugët të zhytura në ujë dhe automjetet të bllokuara.

Për shkak të stuhisë, automjete të shumta janë dëmtuar rëndë. Pamjet e kapura në celularë tregojnë ashpërsinë e situatës, me rrugë të përmbytura dhe automjete që përpiqen të luftojnë kundër kushteve sfiduese.

Skenat e fuqisë shkatërruese të stuhisë dhe kaosit që pasoi në Rrugën Bregdetare të Detit të Zi kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Qytetarët kanë vënë në pikëpyetje aftësinë e vendimmarrësve për ndërtimin e rrugës me dy karrexhata pa pasur një detajim të qartë të pasojave ekologjike. Efektet e stuhisë u shtrinë edhe në sektorin e aviacionit, me një avion që hasi vështirësi gjatë uljes në aeroportin Ordu-Giresun, për shkak të erërave të forta.

Exit mobile version