Suedia hyn zyrtarisht në NATO, bëhet vendi i 32-të anëtar i aleancës

Suedia është tashmë zyrtarisht anëtar i aleancës ushtarake perëndimore NATO.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson ka qenë në Uashington për të dorëzuar dokumentet përfundimtare për këtë çështje.

Kjo do të thotë se nëse Suedia sulmohet, anëtarët e tjerë të aleancës do të jenë të detyruar ta mbrojnë atë sipas artikullit 5 të aleancës.

Duke folur pas pranimit të Suedisë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se aleanca e NATO-s është tani më e fortë dhe më e madhe se kurrë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti vendimin si “historik”.

“Pas mbi 200 vitesh mos-angazhim, Suedia tani gëzon mbrojtjen e dhënë sipas nenit 5, garancia përfundimtare e lirisë dhe sigurisë së aleatëve”, tha Stoltenberg në një reagim në X.

“Suedia sjell me vete forca të armatosura të afta dhe një industri të mbrojtjes të klasit të parë. Pranimi i Suedisë e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë Aleancën më të sigurt,” shtoi ai.

Exit mobile version