“Suel Çelën e thërrisnim ‘minoreni’”- Erion Alibej tregon si nisën përplasjet me kreun e grupit kriminal: I vodhi 2 kg kokainë Hajdar Çopjas! Arjan Spahiu e ndihmoi të arratisej në Itali, por u përleshën për borxhin…

Është zbardhur dëshmia në GJKKO e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, vëllai i të ekzekutuarit Endrit Alibej në masakrën e Bradasheshit.

 

Ai ka rrëfyer se i vëllai i tij nuk është marrë asnjëherë me punë të ligjshme ndërsa ka treguar njohjet me personave të krimit në Elbasan.

“Unë, njohje në Elbasan, që jemi rritur, ka qenë Suel Çela. Edhe vëllai kishte shumë, mes të cilëve Hajdar Çopjen. I njihnim familjarisht. Franc Çopja ka qenë fëmijë atëherë”, u shpreh Erion Alibej në seancë gjyqësore.

I penduari i drejtësië u shpreh se Suel Çelën e quanin minoreni pasi e ka nisur trafikun e drogës në Itali në moshë të mitur.

“Unë kam qenë i afërt me familjen Çela. Më konsideronin si djalë të shtëpisë”, theksoi ai.

Ndërsa shtoi: “Në atë periudhë Klodian Çopja dhe Suel Çela kishin identifikuar bazën e Hajdar Çopjes dhe i vjedhin 2 kg kokainë. Nga kjo periudhë Hajdar Çopja u prish me Klodianin, që e kishte kushëri të dytë”.

Ai theksoi se Suel Çela ndodhej nën masën e arrestit shtëpiak dhe e ndihmoi Arjan Spahiu të largohej drejt Italisë, por atje u përplasën për një borxh të Suelit për gjysmë kilogrami drogë.

“Që atëherë, kur u përleshën me duar, unë vendosa të mos i flisja asnjërit prej tyre. Gjatë periudhës që nuk i flisja, Sueli me erdhi tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarit dhe një djalë tjetër”, u shpreh Erion Alibej.

Pjesë nga dosja:

Erion Alibej: Endriti ishte 2 vjet më i madh se unë. Neve na la xhaxhai një biznes. Në moshën 16-vjeçare vëllai nisi emigrimin. Asnjëherë nuk ka punuar në punë të ligjshme.

Prokurori: Cilat ishin njohjet tuaja të përbashkëta në Shqipëri?

Erion Alibej: Unë, njohje në Elbasan, që jemi rritur, ka qenë Suel Çela. Edhe vëllai kishte shumë, mes të cilëve Hajdar Çopjen. I njihnim familjarisht. Franc Çopja ka qenë fëmijë atëherë.

Prokurori: Çfarë ndodhi më vonë?

Erion Alibej: Në periudhën që Endritit ja kishin nevojën shumë. Endriti ishte një nga ata që kishte njohjet për shpërndarje të brendshme. Kjo pasi linjat e drogës, përveç futjes në BE, ju duhej pikë e fortë për shpërndarjen.

Në periudhën që shkova në Holandë, pashë që Endriti, për ngarkesat në Angli kishte probleme. I kishin kapur disa ngarkesa dhe kishte disa borxhe. Tek baza në Angli kishte probleme. I propozova të shkoja unë në Angli, por nuk pranoi. Unë u ktheva në Shqipëri.

Para se të kthehesha pata një hatërmbetje me Suel Çelën. Kjo edhe për shkak të Arjan Spahiut.

Njëherë më thotë Endriti se po vjen tek shtëpia Sokol Sanxhaktari, Sueli dhe një person tjetër.

I thashë, “Po pse?”, pasi edhe Sueli kishte pasur një problem me Endritin në Holandë.

Unë i kisha thënë Suelit të mos përplasej me Arjanin. Suelin e quanin minoreni, pasi e ka nisur trafikun e drogës në Itali kur ishte minoren. U arrestua në Itali në 2006 ose 2007.

Unë kam qenë i afërt me familjen Çela. Më konsideronin si djalë të shtëpisë. Në atë periudhë Klodian Çopja dhe Suel Çela kishin identifikuar bazën e Hajdar Çopjes dhe i vjedhin 2 kg kokainë.

Nga kjo periudhë Hajdar Çopja u prish me Klodianin, që e kishte kushëri të dytë.

Ndërkohë që Suel Çela ishte në arrest shtëpie, më kërkoi mua që Arjan Spahiu ta ndihmonte për të ikur nga arresti i shtëpisë. Arjani iku nga Spanja dhe e mori në Itali. Më vonë e ndihmoi, por u grindën për një borxh të Suelit për gjysmë kg drogë.

Që atëherë, kur u përleshën me duar, unë vendosa të mos i flisja asnjërit prej tyre.

Gjatë periudhës që nuk i flisja, Sueli me erdhi tek shtëpia me Sokol Sanxhaktarit dhe një djalë tjetër.

Exit mobile version