“Sukseset” e Ramës sipas Bashës: Dera e SPAK-ut, cigaret dhe këmishat me vija të shokëve te 313-ta

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë ndryshe për emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, ironizoi arritjet e kryeministrit Edi Rama. I pyetur për tre gjëra pozitive që Rama ka bërë, Basha tha me ironi se “dera më e famshme në Shqipëri është ajo e SPAK-ut, falë Ramës”, duke nënkuptuar hetimet ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

Ai shtoi gjithashtu se Rama ka ndihmuar në rritjen e shitjeve të cigareve dhe ka hapur “një fasoneri për këmisha vija-vija”, si të vetmet “suksese” në një kohë kur ekonomia është në krizë dhe shumë njerëz po humbin vendet e punës.

Pjesë nga intervista:

Rudi: Katër pika të mira që ka bërë Rama, që mund të thuash tre gjëra që ka bërë mirë.

Basha: Rama ka bërë të mirë fare, padiskutim që dera më e famshme në Shqipëri, është bërë dera e SPAK-ut falë Ramës.

Rudi: Çfaj ka Rama në këtë mes?

Basha: Shokët, shokët kush i zgjodhi unë apo ti? As unë as ti, i zgjodhi Rama. E dyta, tek ajo zonë aty, mendoj që ka rritur në maksimum shitjet e paketave të cigareve. Kjo është një gjë e mirë për shitësit e cigareve, edhe pjesën mbrapa tek 313-ta. Se këtej është SPAK-u andej është 313-ta. Dhe e treta, ndërkoh që sektori i prodhimit dhe eksportit është në krizë totale, lajm i keq, në recesion faktikisht, lajm i keq, qindra njerëz humbin punën. E vetmja gjë që fundkionon është një fasoneri që ka hap Rama për këmisha vija vija.

Artikulli paraprak“Gjestin, Metën,Ramën apo Berishën”, kë zgjodhi Basha për 8 vite në një ishull të shkretë?
Artikulli tjetërBasha në “Flak Fare”: Nëse futemi në BE, i çoj Ramës dy paketa te vendi