Trajneri Besnik Hasi me prejardhje nga Kosova, me ekipin e tij, Legia nga Polonia, ka bërë hapin e madh drejt fazës së grupeve të Champions Leagues. Kualifikimin e kanë në xhep, vetëm nëse ndodh ndonjë çudi e madhe, sepse fitorja e Legia-s si mysafir me rezultat 2:0 kundër ekipit nga Republika e Irlandës, Dundalk, është një kapital i madh. Hasi është i kënaqur me lojtarët e tij që treguan angazhim të madh. “Jam me të vërtetë i kënaqur që ne nuk pësuam gol, shënuam dy herë dhe patëm mundësi të shënojmë edhe më shumë”, tha Hasi.