Sulm me armë në një lokal në Sarandë, plagoset pronari

Një pikë bastesh u sulmua me armë zjarri mbrëmjen e të enjtes në Sarandë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 dhe shënjestër ishte pronari Rudin Haxhiaj 39 vjeç. Kur atentatorët qëlluan me armë automatike me selenciator, lokali ishte i mbushur me klientë, pasi ishin duke ndjekur takimin e ligës së kampioneve.
Paraprakisht dyshohet për dy autorë që kanë pasur qëllim të ekzekutojnë Haxhiajn, i cili ndodhej brenda në ambientet e biznesit të tij. Ky nuk është atentati i parë ndaj 39-vjeçarit. Atentati i parë ndodhi në 19 shkurt të vitit 2008, ku mbeti i plagosur. Në 2 dhjetor të vitit 2011 u qëllua me kallshnikov dhe u plagos sërish. Në prill të vitit 2013, iu vendos trirol poshtë makinës së tij, po nuk pati dëme. Në 18 shkurt të vitit 2015 u plagos me thikë, kur më 30 dhjetor të vitit 2015 u qëllua me armë, ndërsa lëvizte me automjet në rrugën Gjirokastër-Sarandë së bashku me një person tjetër.

Artikulli paraprakMaskat tentojnë të grabisin një argjendari në Shkodër
Artikulli tjetërShtohen masat e sigurisë për biznesmenin që denoncoi Shullazin