Sulm me armë në Vjenë, 7 të vdekur dhe disa të plagosur

Të paktën 7 persona mendohet të jenë vrarë me disa të tjerë të plagosur në një sulm të dyshuar me armë dhe në një sulm kamikaz pranë një sinagogë në Vjenë.

Një operacion i madh është duke u zhvilluar për kapjen e personit të armatosur, sipas raporteve lokale, ndërsa një bashkëpunëtor i tij mendohet të ketë “hedhur në erë veten”.

“Ne jemi në terren me të gjitha forcat në dispozicion. Ju lutemi shmangni të gjitha sheshet publike në qytet ” tha policia.

Transmetuesi publik austriak ORF citoi dëshmitarët të thoshin se disa të shtëna u regjistruan pak pas orës 8 të mbrëmjes.

Operacioni policor po zhvillohet në qendër të Vjenës, afër lumit Danub.

Policia e Vjenës gjithashtu shkroi në Twitter se rrethanat e sakta të incidentit ishin ende duke u përcaktuar.

Informacioni nga mediat ndërkombëtare thotë se të paktën një polic u plagos dhe jeta e tij është në rrezik.

Ka raportime për vdekje, por asgjë nuk është konfirmuar . Ka gjithashtu raporte të pakonfirmuara të të shtënave në pjesë të tjera të qytetit.

Gazeta Falter, duke cituar Ministrinë e Brendshme, foli për një burrë të vdekur.

Komuniteti fetar izraelit në Austri u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve hebrenj të mos largohen nga banesat ose shtëpitë e tyre, sipas Kronen Zeitung.

Një video e postuar në Twitter dhe e raportuar nga gazeta tregon policinë në veprim dhe dëgjohen edhe të shtëna.

Një autor i dyshuar i krimit, që besohet të jetë i armatosur, është ende i lirë, sipas mediave lokale.

Exit mobile version